Kryetari i ri i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski në një deklaratë para mediave ka thënë se ai është personi më a-partiak nga të gjithë anëtarët e KSHZ-së.
Sipas tij, mbështetja partiake përfundon me përzgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së, e më pas të gjithë duhet të veprojnë sipas ligjeve dhe Kushtetutës.
“Unë jam praktikisht më jopartiaku nga të gjithë në KSHZ, sepse nuk jam formalisht anëtar i asnjë partie politike”, ka deklaruar ai.
Ai me propozim të VMRO-DPMNE-së u zgjodh në Kuvend si kryetar i ri i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Anëtarët e përbërjes së re të KSHZ-së para dite sot dhanë deklaratat e tyre solemne në Kuvend, me çka Dashtevski paralajmëroi se të hënën do të mbledhen për seancën e parë ku do të dakordohen për mënyrën e punës në periudhën e ardhshme.