Siç njoftojnë nga policia, dje rreth orës 21:00, policët e SPB Tetovë kanë privuar nga liria 55 vjeçarin S.I nga Tetova.
Në objektin e tij në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë është punuar dhe ka pasur 10 mysafirë.
Ai është mbajtur në stacion policor në Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë adekuate.
Lokali po ashtu është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.