Regjistrohen 190 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 190 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:52
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.530 testime dhe janë regjistruar 190 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 71, Kumanova 19, Tetova 6, Prilepi 12, Gostivari 3, Shtipi 6, manastiri 1, Velesi 6, Ohri 5, Strumica 6, Kavadari 8, Struga 11, Koçani 1, Kërçova 8, Gjevgjelia 4, Negotina 8, Dibra 3, Resnja 7, Dellçeva 2, Radovishi 1 dhe Probishtipi 2.

Sot ISHP regjistroi 2.009 pacientë të shëruar prej të cilëve 1.356 janë bë Shkup,  Tetovë 115, Gostivar 71, Ohër 81 dhe në komunat tjera.

Po ashtu MSH bën të ditur se kanë humbur jetën gjashtë pacientë prej të cilëve katër janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Gostivari.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 88.938 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 73.601 janë shëruar dhe 2.702 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive në Maqedoni është 12.635.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat