Shejh Moza bint Nasser ose gruaja e Emirit të Katarit është një grua e njohur për stilin, bukurinë dhe arsimimin e saj.
Ajo është një nga tre gratë e Emirit të Katarit dhe meriton çdo minutë të vëmendjes së mediave botërore. Ajo ka pesë djem dhe dy vajza, dhe u martua në moshën 18 vjeç në 1977.
Shejh Moza tërhoqi publikun botëror me stilin e saj të patëmetë, por edhe me qëndrimin, të cilin gjithmonë e shpreh qartë duke mbajtur fjalime në institucionet kryesore politike dhe shoqërore.
Thuhet se ajo është dashuria më e madhe e Sheik Hamad bin Khalifa Al Thani.
“Chanel”, “Givenchy” dhe “Dior” janë shtëpitë e saj të preferuara të modës, dhe disa nga pjesët kushtojnë 30,000 dollarë secila, ndërsa disa madje edhe 100,000 dollarë. Deri më tani ajo ka shtatë doktoratura.


