Përfaqësues nga Shoqatat e Personave me Pengesa të cilët sot morën pjesë në takimin konsultativ në lidhje me konceptin arsimor dhanë mbështetje të plotë për reformat.
“Me këto reforma për herë të parë jepet fokusi i inkluzivitetit, jodiskriminimit dhe barazisë, prandaj japim mbështetje të plotë.
“Më në fund, duhet të rrënohet paradigma për personat me pengesa se ata janë të paaftë dhe atë veçanërisht në moshën e hershme, ndërsa ajo do të bëhet përmes reformave në arsimin,” tha Branimir Jovanovski, Kryetar i Lëvizshmërisë – Unioni Kombëtar me Persona me invaliditet trupor.
Jovanovski thotë se arsimi është rruga e vetme për të fituar aftësi që do t’ju mundësojnë ekzistencën personave me pengesa dhe familjeve të tyre.
Për fat të keq personat me pengesa janë jokonkurent për tregun e punës sepse janë të pakualifikuar. Për atë qëllim konsiderojmë se reformat janë të domosdoshme sepse me ato do të largohen barrierat paarritshmëria fizike e objekteve, ndërsa nxënësit fitojnë mbështetje “, Jovanovski.