Hapësirë e gjelbër tek Mavrovasja, projekti në vlerë prej 300 mijë eurove

Maqedonia

Hapësirë e gjelbër tek Mavrovasja, projekti në vlerë prej 300 mijë eurove

Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Hapësira publike në katin e dytë pranë Q.T. Mavrovasja do të gjelbërohet. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim mes Qytetit të Shkupit, Komunës së Çairit dhe Këshillit të pronarëve të Qendrës Tregtare. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov theksoi se me këtë projekt do të gjelbërohet udhëkryqi më i frekuentuar në kryeqytet, me mbi 70 mijë vetura në ditë.

“Këtë vend vendosëm ta bëjmë me kulm të gjelbër për dy arsye, e para për të dëshmuar qasjen time të barabartë në të gjitha aspektet dhe e dyta ta zëvendësojmë gjelbërimin i cili në çmendurinë e projektit ‘Shkupi 2014’ afër kësaj qendre tregtare, tek rektorati, u shkatërrua me qëllim që të ndërtohen ndërtesa baroku të cilat nuk janë as pjesë e kampusit universitar”, tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, theksoi se gjelbërimi i kësaj zone do të kontribuojë në përmirësimin e imazhit të kësaj pjese.

“Bëhet fjalë për gjelbërimin e kësaj zone e cila do të jetë mbi 3000 m2. Dukshëm do të përmirëson imazhin, do të rrisë numrin e konsumatorëve këtu, por po ashtu do të kontribuojnë shumë edhe në aspektin ekologjik dhe pastrimin e ajrit”, tha Visar Ganiu, Kryetar i Çairit.

Projekti është në fazë tenderimi, ndërsa pritet të kushtoj rreth 300 mijë euro. Autor i projektit është arkitekti Besian Mehmeti, ndërsa është donacion nga Këshilli i pronarëve të Q.T. Mavrovasja. Hapësira parashikohet të shfrytëzohet vetëm për qytetarët por jo edhe për banakë dhe biznese tjera

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat