E drejta e privatësisë është e garantuar me aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këto ditë jemi të neveritur që përsëri jemi dëshmitarë të rastit “Dhoma Publike”.
Rast në të cilin në mënyrë për tu habitur shkelet privatësia e mijëra grave dhe vajzave.
Poshtërime, seksizëm dhe dhunë të cilat lënë pasoja të përhershme në jetët e tyre, tha në deklaratë për MIA-n presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.