Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka komentuar raportin shqetësues të Transparency International për shkallën e lartë të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.
“Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2020 nga Transparency International tregon se Maqedonia e Veriut po shënon regres në përpjekjet anti-korrupsion.
Me një performancë më të keqe se në vitet më të këqija të regjimit Gruevski.
Turp për një vend me aspirata për të qenë anëtar i Bashkimin Evropian!”, ka alarmuar Sela.