Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar 428 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona.
Më 27 janar 2021, autoritetet kompetente shëndetësore njoftuan pacientin e parë të infektuar me llojin britanik të coronavirusit në vend, i cili tashmë është shëruar.
Lloji britanik i coronavirusit deri më tani është identifikuar në tre pacientë në vend, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.