A do të bëhet Alternativa pjesë e Qeverisë? Ja çka thotë Zaev!

Maqedonia

A do të bëhet Alternativa pjesë e Qeverisë? Ja çka thotë Zaev!

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:46
Zoran Zaev

Kohën e fundit janë shtuar zërat se te LSDM ekziston dëshira për zgjerim të Qeverisë, duke përfshirë edhe Alternativën.

“Në politikë gjithnjë është e mundur për zgjerim të koalicioneve por tani për tani nuk ka bisedime”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev për TV21.

Ndërkaq Sekretari gjeneral i Alternativës, Skender Rexhepi Zjed, shprehet se këto lajme janë “spine” të portaleve pro-qeveritare që duan të rrisin shumicën.

Në rast të një propozimi të tillë, Rexhepi shton se çdo vendim do të merrej me partnerin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat