Mickoski: Regjistrimi duhet të bëhet onlajn

Maqedonia

Mickoski: Regjistrimi duhet të bëhet onlajn

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Hristijan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot para mediave tha se partia më e madhe opozitare gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhje dhe është marrë vendim që nga sot të niset procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave.

“Nga nesër e filmojmë këtë procedurë, ndërsa formalisht mbledhja e nënshkrimeve fillon në fillim të muajit të ardhshëm”, tha Mickoski.

Ai rikujtoi se shteti i Kroacisë është vendi i fundit që ka anuluar regjistrimin dhe kërkoi që ky operacion statistikor të bëhet onlajndhe jo me shkuarje në derë.

“Regjistrimi i kombinuar që po e përmend Zaev do të thotë shkuarje në derë. Ne kërkojmë që kjo të jetë në mënyrë elektronike”, tha Micokski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat