Sot viziton Tiranën ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Kjo në kuadër të përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe misionit të përbashkët ndërkombëtar.
Në orën 9.30 Osmani pritet të takohet me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka me të cilën pritet edhe një konferencë e përbashkët për media.
Një ndër prioritetet e qeverisë shqiptare dhe politikës së jashtme të saj është mbështetja për bashkëkombësit.