Maturantët e Maqedonisë javën e ardhshme përkohësisht ndalojnë me bojkotimin e mësimit

Maqedonia

Maturantët e Maqedonisë javën e ardhshme përkohësisht ndalojnë me bojkotimin e mësimit

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme bënë të ditur se nga 6 shkurti deri më 12 shkurt përkohësisht do të ndalojnë bojkotimin e mësimit.

“Pas takimeve tona me deputetët e Kuvendit, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme është i sigurt se ka mbështetjen e më shumë se 70 deputetë në Kuvend. Kuvendi i Përgjithshëm i Unionit vendosi që përkohësisht të ndalojë bojkotimin e mësimit nga 6 deri 12 shkurti 2021, ndërsa kjo do të thotë se më 5 shkurt do të bojkotohet”, thuhet në njoftim.

Ata sqarojnë se bojkotimi i tyre është pasojë e mosdëgjimit të problemeve të tyre, argumentet dhe propozimet konkrete.

“Neve na duhet mësim cilësor dhe ndryshim të maturës shtetërore dhe zhvillim i mëtejshëm arsimor dhe profesional. Për këtë shkak, Unioni u len mundësi dhe kohë institucioneve që t’i pranojnë dhe t’i zbatojnë kërkesat tona”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, nxënësit e shkollave të mesme nisën të bojkotojnë mësimin për shkak se kërkojnë që të ulet numri i lëndëve në maturë shtetërore nga katër në dy.

Ministrja Mila Carovska theksoi se nuk ka opsion tjetër përveç zbatimit të maturës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat