Gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 355 shkelje lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse.
Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u ballafaquar me Covid 19.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.161 testime për coronavirus, prej të cilëve 314 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup – 179, Kavadar – 17, Prilep – 16, Veles – 12, Ohër – 11, Tetovë – 10, Manastir – 7, Dellçevë – 6, Gjevgjeli dhe Negotinë – nga 5 në të dy qytetet, Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Strugë, Radovish, Demir Hisar dhe Demir Kapija – 4 secili qytet, Kërçovë dhe Krushevë – 3 secili, Shtip, Sveti Nikollë dhe Kriva Pallankë – 2 secili, Resnjë, Probishtip, Vinica, Vallandovë, Kratovë dhe Dojran – 1 secili qytet.