Maqedonia e Veriut e hapur edhe për vaksinat ruse

Maqedonia

Maqedonia e Veriut e hapur edhe për vaksinat ruse

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:50
Shkup

Maqedonia e Veriut firmos nesër marrëveshjen me autoritetet kineze për blerjen e 200 mijë vaksinave kundër COVID-19.

Ishte Venko Filipçe ai që sqaroi se nuk kanë paragjykime përkundrejt vendeve që prodhojnë vaksinat anti-COVID kështu që një mundësi përveç Kinës është dhe Rusia.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, korrespondentja e Euronews Albania në Shkup, Ferikan Iljazi tha se ky ishte një vendim që pritej sepse Kina ishte vendi që mund t’i siguronte vaksinat në një kohë më të shpejtë.

Vonesat e Pfizer bënë që bisedimet e Maqedonisë së Veriut me Kinën të zhvilloheshin duke bërë që nëse nesër nënshkruhet marrëveshja, shumë shpejt mbërrijnë rreth 200 mijë vaksina.

“Ka gjasa reale që këtë muaj të nisë vaksinimi me kategoritë e njerëzve më të rrezikuar mirëpo autoritetet nuk janë të mbyllur edhe ndaj burimeve të tjera nga ku mund të përfitojnë vaksina,” – u shpreh Iljazi.

Në Maqedoninë e Veriut procesi i vaksinimit do të zhvillohet brenda kapaciteteve aktuale që ka vendi, pra brenda spitaleve apo klinikave, diçka ndryshe kjo nga Shqipëria që shfrytëzoi stadiumin “Air Albania” si një qendër vaksinimi.

Ndërkohë që marrja e 8000 vaksinave të Pfizer nga Serbia nuk mundi të realizohej për çështje burokratike sepse siç tha dhe korrespondentja e Euronews Albania, Pfizer nuk i ka dhënë leje shtetit serb për të shitur dozat që ka marrë për vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat