Sot tetë viktima dhe 264 të shëruar nga koronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Sot tetë viktima dhe 264 të shëruar nga koronavirusi në Maqedoni

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon, se në 24 orët e fundit janë kryer 1.846 teste, ndërsa janë regjistruar 199 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 80, Ohër – 19, Kavadar -19, Tetovë -14, Prilep – 13, Kumanovë – 9, Gostivar dhe Veles nga 7, Strumicë dhe Gjevgjelia nga 6, Manastir dhe Strugë nga 5, Sveti Nikollë, Resnja dhe Dellçev nga 2, Shtip, Koçan dhe Kratov nga 1.

Instituti për Shëndet Publikë sot regjistroi 264 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot janë raportuar gjithsej 8 viktima, 2 pacientë nga Koçani (74, 70), nga një Shkupi (76), Resnja (88), Kavadari (77), Gostivari (70), Gjevgjelia (63) dhe Manastiri (65). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat