Do të shlyhen kamatat e borxheve ndaj ndërmarrjeve publike

Maqedonia

Do të shlyhen kamatat e borxheve ndaj ndërmarrjeve publike

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Në paketën e pestë të masave, përveç ndihmës së ndërmarrjeve, një nga masat kryesore është shlyerja e kamatës së borxheve të qytetarëve ndaj ndërmarrjeve publike.

Sipas autoriteteve, kjo masë do të mbulojë të paktën 180 mijë qytetarë, sepse sipas kontrolleve të mëparshme, ky numër korrespondon me llogaritë e bllokuara të qytetarëve.

“Maqedonia ka 180 mijë llogari të bllokuara. Këto janë 180 mijë familje që nuk mund të funksionojnë normalisht. Të paktën numri i atyre që do të mbulohen nga kjo masë është 180.000.

Si ndihmë e drejtpërdrejtë për qytetarët do të jetë fshirja e kamatës për borxhet ndaj ndërmarrjeve publike për shkak të të cilave 180.000 qytetarë kanë bllokuar llogaritë”, njoftoi zv. Kryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat