Ministria e Shëndetësisë në RMV sot ka njoftuar se në 24 orët e fundit si pacientë të shëruar nga coroanvirusi janë regjistruar gjithsej 1440.
Numri më i madhe i tyre janë nga Shkupi-798, Kavadari-76, Strumica-71, Tetova-67, Kumanova-56, Gostivari-47 dhe qytete tjera.
Me rastet e sotme, sipas statistikave zyrtare numri i përgjithshëm i personave që e kanë fituar betejën me COVID-19, është 85.439.
Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 94.871 raste, kurse ka pasur edhe 2.946 viktima.
Maqedonia e Veriut ka realizuar gjithsej 471.417 testime për COVID-19.