Faqja e internetit vakcinacija.mk e Ministrisë së Shëndetësisë në të cilën qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të regjistrohen për të pranuar vaksinën anti COVID është vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik
Media online GAZETA.MK për Ministrinë e Shëndetësisë, PA PAGESË e ka përkthyer këtë formular/aplikim edhe në gjuhën shqipe e cila është e garantuar me ligj dhe me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut:
APLIKIMI PËR TË SHPREHUR INTERES LIDHUR ME VAKSINIMIN KUNDËR COVID-19
Të dashur qytetarë,
ju lutemi lexoni me kujdes informacionin e mëposhtëm para se të plotësoni/kompletoni aplikimin tuaj për vaksinim kundër COVID-19:
Vaksinimi është vullnetar dhe zbatohet në përputhje me strategjinë e vaksinimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Duke plotësuar këtë formular, ju regjistroheni për vaksinim direkt në sistemin Termini im. Mjeku i juaj amë njoftohet me informacionin e regjistrimit.
Nuk është e nevojshme që ta kërkoni mjekun amë në mënyrë shtesë ose të informoni se jeni regjistruar.
Sipas orarit të dhënë në planin e vaksinimit, mjeku juaj amë do t’ju telefonojë dhe do t’ju informojë për datën dhe kohën e saktë kur duhet të vaksinoheni në pikën e zgjedhjes suaj gjatë regjistrimit.