Spasovski: Policia po punon për identifikimin e personave të rinj nga “Dhoma Publike”

Maqedonia

Spasovski: Policia po punon për identifikimin e personave të rinj nga “Dhoma Publike”

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:14
Oliver Spasovski

Ne ende jemi duke kërkuar krijuesit e “Dhomës Publike”, thotë Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Policia po punon për identifikimin e personave të rinj nga “Dhoma Publike”.

“Ju e dini që dy persona, krijuesi dhe administratori, janë ndaluar dhe ata janë paraburgosur dhe ne kemi edhe 4 akuza penale për 4 persona të tjerë dhe ne vazhdojmë të identifikojmë të tjerët që ishin pjesëmarrës në këtë projekt”, tha Spasovski.

Krijuesi dhe administratori i grupit “Dhoma Publike” përfunduan pas hekurave. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat