Gjobiten 527 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit (12/13.02.2021) në gjithë territorin e vendit, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka regjistruar gjithsejtë 527 shkelje për mosmbajtje të maskës si preventivë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Nga ky dikaster në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat.
Po ashtu edhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.