Bytyqi: Pakoja e pestë do t’u përgjigjet nevojave momentale të ekonomisë dhe qytetarëve

Maqedonia

Bytyqi: Pakoja e pestë do t’u përgjigjet nevojave momentale të ekonomisë dhe qytetarëve

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:02
Fatmir Bytyqi

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi nëpërmjet rrjetit social Facebook, bëri të ditur se pakoja e pestë ekonomike do të publikohet së shpejti.

Ai shtoi se janë precizuar të gjitha detajet dhe se pakoja e pestë do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

“Sot bashkë me ministrat Besimi dhe Bekteshi, mbajtëm edhe një takim konsultativ për paketën e pestë të masave me Odat, pjesë e Platformës për dialog publik-privat si dhe odat bilaterale në vend.

Konkluzion i përbashkët është se si asnjëherë më parë bisedimet ndërmjet Qeverisë dhe ekonomisë janë të hapura dhe konstruktive.

I precizuam detajet nga paketa e pestë e masave dhe i njëjti do të publikohet së shpejti, pra kjo do t’u përgjigjet nevojave momentale të ekonomisë dhe qytetarëve”, shkruan Bytyqi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat