Zv/ ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani njofton se është vënë në funksion aplikacioni në gjuhën shqipe, në portalin për regjistrim për tu vaksinuar me vaksinën kundëe COVID-19.
Ai theksoi se secili mund të interesohet dhe regjistrohet.
“Ju bëj thirrje të regjistroheni! #uneuregjistrova”, ka shkruar Ilir Hasani. Ai dy ditë më parë tha se nuk do të regjistrohet derisa kjo faqe nuk bëhet edhe më gjuhën shqipe.