Ndalohet komunikacioni për kamionë në rrugën Strugë-Qafë Thanë

Maqedonia

Ndalohet komunikacioni për kamionë në rrugën Strugë-Qafë Thanë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:55
Foto

Nga ora 17.00 për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta është ndaluar komunikacioni për automjetet e peshave të rënda në rrugën Strugë – vendkalimin kufitar Qafë Thanë, thonë nga LAMM.

Për llojet e tjera të automjeteve, rekomandohet bartja e pajisjeve dimërore në automjete dhe përdorimin e tyre nëse e kërkojnë kushtet e rrugës.

Nga ora 10:00 ndalesë të komunikacionit ka edhe në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes kalimit malor Strazhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat