Në aksion intenziv për pastrimin e rrugëve nga bora dhe hedhjen e kripës mekanike, njofton shërbimi për informim i komunës së Çairit.
“Shërbimet komunale për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve ndodhen tashmë në terren.
Duke realizuar pastrimin e borës në rrugët sekondare dhe hedhjen e kripës mekanike për lehtësimin e lëvizjes së veturave.
Poashtu, shërbimet e Qytetit të Shkupit po e realizojnë paralelisht me ne këtë aksion në rrugët kryesore përgjatë territorit të komunës sonë”, njoftojnë nga kjo komunë.