Jemi të përgatitur nëse paraqitet çfarëdo lloj efekti anësor nga vaksina “Pfizer”, tha në emisionin “10 Minuta” në TV21, drejtori i Agjencisë së Barnave “Malmed”, Lirim Shabani.
Shabani shtoi se gjasat janë minimale që të paraqitet ndonjë efekt anësor nga vaksina “Pfizer”.
Drejtori i Malmed tha se Maqedonia e Veriut është shteti i parë që ka marrë donacion të vaksinave “Pfizer”.
Ai gjithashtu shtoi se kompania “Pfizer” nuk e lejon donacionin nga një shtet në një shtet tjetër dhe për këtë arsye u vonuan vaksinat nga Serbia.