RMV, ja prej kur do të mund të merren pensionet

Maqedonia

RMV, ja prej kur do të mund të merren pensionet

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Në seancën e 45-të të zhvilluar sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut angazhoi Fondin për sigurim pensional dhe invalidor që deri më 24 janar të dorëzojë në bankat e vendit të dhënat për pensionet.

Qeveria sqaroi që do të vazhdojë të shpërndajë pensionet në grupe, ashtu që:

25 shkurt jepen pensionet deri 11 mijë denarë

26 shkurt jepen pensionet prej 11.001 deri 14 mijë denarë

1 mars jepen pensionet prej 14.001 deri 18 mijë denarë

2 mars jepen pensionet mbi 18.001 denarë.

Ndarja e pensionistëve do të vlejë për pensionistët që nuk kanë kartela, ndërsa mjetet janë të detyruar t’i marrin përmes sporteleve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat