“Maqedonasit duhet të njohin rrënjët e tyre historike, kështu që rruga do të hapet për ta”, tha Kiril Topalov, një prej anëtarëve të Komisionit të përbashkët midis Bullgarisë dhe Maqedonisë.
Ai është kategorik se Bullgaria gjithmonë e ka parë Maqedoninë e Veriut si një të afërm dhe anasjelltas – Maqedonia e shikon Bullgarinë me një armiqësi të ashpër.
Ai theksoi se mosnjohja e rrënjëve historike jep baza për propagandë të keqe anti-bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa bullgarët quhen fashistë ose tatarë.
Ai tha se pas zgjedhjeve të pranverës, kursi nuk do të ndryshojë.
“Bullgaria ka njohur identitetin e maqedonasve që nga viti 1944, por çështja është se ata po falsifikojnë historinë”, tha Topalov.
Ai pyet nëse një pjesë e popullsisë bullgare, përfshirë refugjatët nga Maqedonia, mund të pranojnë që gjyshërit e tyre nuk ishin bullgarë dhe flisnin një gjuhë jo-bullgare.
“Kjo është absurde! Atyre u kërkohet të bëjnë vetëm gjënë më të vogël, të pranojnë rrënjët e tyre historike, kështu që rruga e tyre do të jetë e hapur kudo”, tha Topalov.