Mëngjesin e sotëm para dyerve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave në Shkup janë gjetur tri gëzhoja plumbash.
Siç mësohet ato janë gjetur nga një i punësuar dhe se rasti menjëherë është lajmëruar në polici.
Me ç‘rast është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Akoma nuk bëhet e ditur se nga kanë ardhur gëzhojat apo si janë gjetur para dyerve të kësaj ministrie, nëse ka pasur ndonjë incident gjatë natës apo bëhet fjalë për ndonjë mesazh kërcënues.