Mickoski: E dhash nënshkrimin tim kundër falsifikimit të popullsisë

Maqedonia

Mickoski: E dhash nënshkrimin tim kundër falsifikimit të popullsisë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 15:04
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bëri të ditur se ka nënshkruar kundër, siç e quan ai, falsifikimit të regjistrimit të popullsisë.

“Të parandalojmë vjedhjen, ta heqim politikën nga statistika”, tha Mickoski.

Ndryshe, OBRM-PDUKM përmes një njoftimi tha se qytetarët e Strumicës, Radovishit, Gjevgjelisë, Prilepi, Koçanit, Dellçevës dhe Vinicës në mënyrë masive po nënshkruajnë kundër, siç thonë ata, “falsifikimit të regjistrimit”.

“Sot zyrtarisht filloi nisma e OBRM-PDUKM-së për mbledhjen e nënshkrimeve kundër regjistrimit që po e shtyn Zaev. Zaev dëshiron të zbatojë operacion politik në vend të atij statistikor dhe të keqpërdor procesin”, thonë nga kjo parti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat