Maqedoni: Janë vaksinuar 1040 punonjës shëndetësor kundër COVID-19

Maqedonia

Maqedoni: Janë vaksinuar 1040 punonjës shëndetësor kundër COVID-19

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Deri sot në RMV janë vaksinuar 1040 punonjës shëndetësor kundër coronavirusit. Siç thonë nga MSH për AIM, tek një numër i ulët prej tyre ka pasur reagim pas vaksinimit, si dhimbje në vendin ku ajo është aplikuar dhe rritje e vogël e temperaturës trupore.

“Të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta. Nëpërmjet web-faqes ‘vakcinacija.mk’ janë realizuar 63.075 paraqitje nga qytetarët të cilët kanë shfaqur interes për vaksinim”, thonë nga MSH.

Imunizimi zhvillohet në spitalin modular në Klinikën Infektive në Shkup.

Vaksinat me të cilat ka filluar janë të prodhuara nga “Pfizer”, ndërsa Maqedonia i mori si donacion nga Serbia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat