Duke komentuar ndarjen e Partisë Liberale Demokrate nga koalicioni me LSDM-në, kryetari i kësaj të fundit, Zoran Zaev ka njoftuar se edhe grupi parlamentar i Lëvizjes Besa dëshiron të veprojë e pavarur në Kuvend.
“E dini, se edhe partia më e madhe për nga numri i deputetëve në koalicionin “Mundemi”, Lëvizja Besa edhe ajo mendon.
Ka 4 deputetë dhe dëshiron grup parlamentar.
Ajo është e drejtë e tyre. Ata mund të ndahen dhe të veprojnë si grup parlamentar dhe kështu të pavarura të veprojmë si koalicion”, tha Zaev.