Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka pranuar dërgesën e dytë nga gjithsej 8 mijë doza të vaksinës Pfizer që janë siguruar nga Serbia.
Filipçe së bashku me homologun e tij serb Zllatibor Llonqar është angazhuar që personalisht të shkarkojë-ngarkojë dërgesën me vaksina.
Autoritetet serbe vaksinat deri në Tabanoc i transportuan me makinë të thjeshtë. Dërgesa e parë me 4680 doza të vaksinave Pfizer nga Serbia kishte arritur në vendin tonë me 14 shkurt.
Përmes kësaj dërgese në vendin tonë edhe kishte nisur zyrtarisht procesi i imunizimit kundër Covid-19.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/24/auto_33-71614179234.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/24/auto_11-91614179234.jpg)