Sot kanë mbajtur takim përfaqësuesit e këshillave vendor të degës së Kumanovës, raporton TetovaSot.
“Kumanova me Ali Ahmetin
P.S. Nga takimi me përfaqësuesit e këshillave vendor-dega Kumanovë” ka shkruar Arbër Ademi përmes Facebook.
Ndërkaq, në vigjilie të zgjedhjeve lokale , Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë mbështetje të fuqishme edhe nga Dega më e madhe e këtij subjekti, dega e Tetovës.
Gjatë një mbledhjeje të degës, ata kanë mbështetur fuqishëm liderin e partisë Ali Ahmetin ndërsa bashkërisht po bëhen gati për regjistrimin e popullsisë dhe zgjedhjet lokale, përcjell Tetovasot.
Ndryshe pas Tetovës mbrëmë një mbështetje të madhe liderit Ahmeti i dha edhe dega e BDI-së në Zhelinë ndërsa pritet që çdo degë e e BDI-së të rreshtohet pas Ali Ahmetit.