Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 401 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse
MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut ditëve të fundit shënon rritje të të infektuarve me COVID-19, duke shkuar në mbi 700 persona të infektuar, pjesa më e madhe e të cilëve është nga Shkupi.