LSDM njoftoi se Zoran Zaev është kandidati i vetëm për kryetar të ri të partisë dhe se mbi 80,000 anëtarë me të drejtë vote do të jenë në gjendje të votojnë në rizgjedhjet e para brenda partisë në 21 Mars.
Komisioni Qendror Zgjedhor mbajti mbrëmë seancë në të cilën u konfirmuan dhe njoftuan kandidaturat për kryetar të LSDM, transmeton REL.
LSDM-ja mori vetëm një kërkesë për një kandidat për kryetarë të partisë, kështu që Komisioni Qendror Zgjedhor mori një vendim për të pranuar aplikimin për kandidaturën e Zoran Zaev. Zgjedhjet brenda partisë do të mbahen më 21 mars.
Më parë, u hap një thirrje publike për paraqitjen e kandidaturave për kryetarë, në të cilën, sipas LSDM-së, çdo anëtar që i plotëson kërkesat në përputhje me Rregulloren kishte mundësinë të aplikojë.