Ministri i Shëndetësisë në intervistën e tij tha se në Maqedoni nuk ka asnjë rast me llojin e coronavirusit nga Afrika e Jugut.
“Nuk është regjistruar rast me llojin nga Afrika e Jugut, ndërsa sipas laboratorisë ‘Zhan Mitrev”:, 70% e të infektuarve janë me llojin britanik”, tha Filipçe.
Ndryshe lloji britanik ka bartshmëri më të lehtë dhe për këtë shkak mund të infektojë më shumë persona.
Sa i përket rritjes së numrit të rasteve ditore, ministri Filipçe tha se kjo është për shkak të motit të mirë dhe në kohën e fundit nuk respektohen masat për mbrojtje nga coronavirusi.