Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 422 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.
MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni dje informoi se 24 orët e fundit janë bërë 1.208 testime për coronavirus, ndërsa 234 raste kanë rezultuar pozitiv.