Sajber siguria është pjesë përbërëse e çdo shtylle të agjendës digjitale, ndërsa ne si vend, jemi të gatshëm të përkushtohemi në implementimin e çdo aspekti të sajber sigurisë: juridike, teknike, organizuese, ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi, deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri,
I cili mbajti fjalim në panel diskutimin në suaza të konferencës rajonale onlajn “Sajber rrezistencë dhe ndërtim i kapaciteteve për sajber siguri të Ballkanit Perëndimor”.
Në fjalimin e tij, ministri Shaqiri ka potencuar se vendosja e standardeve të përbashkëta për zhvillim të sajber sigurisë është theksuar si një nga prioritetet strategjike të qeverisë për vitin 2021 dhe janë përfshirë në Strategjinë kombëtare për sajber siguri 2018-2022.
Njëherit, projekt-ligji për siguri të sistemeve rrjetëzues dhe të informatikës e transponuan Direktivën për NIS të Bashkimit Evropian dhe kur të miratohet do të jetë legjislativa më e lartë për sajber siguri në vend”, ka potencuar Shaqiri.