Koordinatori i Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend tha se votëbesimi i djeshëm i Qeverisë nuk siguron që pushteti aktual ka shumicën parlamentare.
Micevski theksoi se kryeministri Zaev me këtë veprim vetëm po blen kohë.
“U shpejtua të votohet votëbesim i Qeverisë që të mos mundet të debatohet për problemet kryesore në vend. Zaevi vetëm tregoi se nuk ka besim te shumica e tij dhe te deputetët e tij dhe i testoi ato. E porosisim Zaevin se politikës së tij “blej një ditë më shumë” i shihet fundi.
Me votimin e djeshëm ra në ujë dhe një gënjeshtër më shumë se deputetë të opozitës mund t’i bashkohen shumicës.”