Rritet numri hospitalizimeve dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Rritet numri hospitalizimeve dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 9 mars 2021 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë për çdo ditë rritet numri i pacientëve të hospitalizuar. Mutacioni britanez gjatë dy javëve të fundit po shpërndahet në Shkup, Kavadar, Negotinë, Prilep dhe Ohër.

Më së shumti raste ka në Shkup, Kavadar, Negotinë, Prilep dhe Ohër dhe kjo dëshmohet edhe me kërkesat për hospitalizime. Në Kavadar Reparti Infektiv është mbushur dhe filloi të punojë spitali modular. Gjithashtu edhe në Prilep, ndërsa në Shkup për shkak të numrit të madh në funksion u vendos spitali modular.

Për shkak të rritjes së numrit të hospitalizimeve, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i propozoi Qeverisë që të kufizohet lëviza nga ora 22:00 deri në ora 5, ndërsa sot lidhur për këtë çështje do të vendos Qeveria në mbledhje.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni ka pasur 107.479 të infektuar ku prej tyre 95.410 janë shëruar dhe 3.206 kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat