Ora policore, Qeveria zbardh detajet

Maqedonia

Ora policore, Qeveria zbardh detajet

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Në seancën e Qeverisë është miratuar vendimi për ndalesën e lëvizjes së popullsisë dhe automjeteve të transportit publik në territorin e RMV-së, gjatë periudhës nga ora 22.00 deri ora 05.00 të mëngjesit, duke filluar nga 10 Marsi 2021 ( E Mërkurë ) deri më 22 Mars 2021 ( E Hënë ).

Vendimi për kufizimin e lëvizjes nuk vlen për udhëtarët që vijnë apo shkojnë drejt aeroporteve ndërkombëtare, ku gjatë orës policore si leje lëvizjeje do t`u pranohen biletat e aeroplanit.

Ky përjashtim vlen edhe për udhëtarët në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve.

Për transportuesit dhe personat që bëjnë transportin e mallrave gjatë orës policore, si leje pranohet urdhër-udhëtimi, derisa transportuesit që tranzitojnë kanë për obligim që për tri orë ta lëshojnë vendin nga një vendkalim kufitar në tjetrin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat