Qeveria në seancën e sotme të 51-të e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për gjetjen e zgjidhjes për ski qendrën Kodra e Diellit, si dhe mundësinë Elem Turs të ndahet nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut që të funksionojë si subjekt i pavarur në suaza të Qeverisë.
Në këtë nismë marrin pjesë Ministria e Ekonomisë, Elem Turs Shkup, Drejtoria për Mjedis Jetësor pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Komuna e Tetovës, Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit dhe Nisma qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
Në këtë seancë, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është konstatuar se qëllimi kryesor për mbulimin e nismës është të gjitha palët e interesuara t’i shqyrtojnë mundësitë, me qëllim që të krijojnë qendër skijimi modern dhe me cilësi të lartë, që do të jetë nga vlera nacionale dhe ndërkombëtare.
Si dhe kujdesi maksimal për arritje të barazisë ndërmjet eko-sistemeve natyrore dhe bukurive natyrore të Malit Sharr.