Nesër hyn në fuqi ndalesa 7 orëshe e lëvizjes, që do të zgjasë nga ora 22 e deri në 5 të mëngjesit.
Kjo masë për parandalim të përhapjes së pandemisë do të zgjasë deri më 22 mars, pas çka autoritetet do të vlerësojnë nevojën për vazhdimin e saj apo për masa të tjera eventuale.
“Sidoqoftë e kemi parasysh se në prill vijon agjërimi i Ramazanit dhe festa të tjera. Vendimi ka po ashtu edhe rol parandalues, përskaj shkakut, që është rritja e shifrave.
Po ashtu u miratua masa e karantinës së detyrueshme për qytetarët tanë që kthehen nga Afrika dhe u obligua Sekretariati i Përgjithshëm të sigurojë objekt për karantinë shtetërore për të huaj që vijnë nga Afrika”- deklaroi Zoran Zaev.