Rritja e numrit të të infektuarve nga varianti i ri i virusit korona riktheu orën policore në gjithë vendin që nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit.
Kufizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve është masë e shtuar sipas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilët vlerësuan se grupimet e pakontrolluara të qytetarëve kanë shtuar rastet me Covid-19.
Por, nga ana tjetër qytetarë thonë se kjo masë nuk do të ketë efekt, meqë objektet gastronomike punojnë deri ora 21:00.
Ata druajnë se masat do të shtohen.