Një person ka humbur jetën sot pasdite në një aksident që ka ndodhur në rrugën rajonale Strumicë-Berovë.
Siç njofton policia, aksidenti tragjik ka ndodhur te udhëkryqi në fshatin Saraj.
Në policinë e Strumicës kanë thënë se në këtë aksident janë përplasur një kamion dhe një makinë, kurse jetën ka humbur një 48 vjeçar
Nëv endin e ngjarjes ka dalë një ekip hetues. Në Spitalin e Strumicës kanë njoftuar se është sjellur një person pa shenja jete, me lëndime të rënda në kokë.