Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa Arjanit Hoxha në emisionin Click plus deklaroi se bllokimi i Kuvendit është hap joserioz.
Ai shtoi se opozita duhet të korigjoj pushtetin dhe të japë ide se si të korigjohen gabimet e pushtetit.
“Për fat të keq luhatjet dhe takimet mes partive opozitare gjegjësisht mes VMRO-DPMNE-së dhe Ash-së që njëherë bashkëpunojnë për çështje të caktuara.
Ndërsa pastaj bllokojnë në Kuvend njëra tjetrën lenë një lloj shije joseriozitet dhe shije e keqe”, tha Hoxha.