Institucionet po punojnë për të gjetur vende për karantinë shtetërore

Maqedonia

Institucionet po punojnë për të gjetur vende për karantinë shtetërore

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:26
Ilustrim

Sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë, disa institucione shtetërore po punojnë për gjetjen e lokacioneve për karantinë shtetërore, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse karantinat shtetërore janë gati për ardhjen personave nga kontinenti afrikan.

“Atëherë kur hotelet nuk kanë punuar, ne i kemi përdorur ato ambiente, por në korniza të kapaciteteve shtetërore të lira, besoj se do të gjendet vend.

Një nga opsionet ishte institucioni në Demir Kapi dhe ishte vend mjaft i qëndrueshëm për akomodim. Një zgjidhje e tillë do të gjendet së shpejti.

Sa i përket disa masave shtesë në një pjesë të kufijve, ne ende nuk po mendojmë për këtë”, tha ministri Filipçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat