Enti Shtetëror i Statistikës i hedh poshtë shkrimet në disa media se kërkon anulim të Regjistrimit për shkak të gjendjes me koronavirusin.
Nga ESHS sot informojnë se në mënyrë të përshpejtuar janë duke u përgatitur aktivitetet për regjistrim në terren, të cilat zhvillohen në pajtim me afatet e planifikuara.
“Të gjitha masat e parapara me Protokollin e sjellë nga Komisioni për Sëmundje Infektuese dhe Qeveria e RMV-së respektohen dhe me to garantohet siguria e të gjithë pjesëmarrësve në Regjistrim. Regjistrimi do të fillojë më 1 prill 2021”, thuhet në kumtesën e ESHS-së.
Për realizimin e regjistrimit, theksojnë që janë duke punuar me nxitim për aktivitetet në teren që janë në përputhje me afat e planifikuara.