Në Manastir vazhdon tradita e vendosur sipas së cilës çdo vit në mars shënohet përvjetori i diplomimit të Mustafa Kemal Ataturkut në këtë qytet.
Në shënimin tradicional të përvjetorit të diplomimit të Mustafa Kemal Ataturkut në Manastir, përveç kryetares Natasha Petrovska ishin edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në vend, Hasan Mehmed Sekizqok, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati, zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani, delegacioni i Shtatmadhorisë së Republikës së Turqisë dhe Shtatmadhorisë së ARM-së, ateshe ushtarakë dhe mysafirë të tjerë.
Në Gjimnazin Ushtarak të atëhershëm të Manastirit, sot ndërtesë e Muzeut të Manastirit, delegacione nga qyteti dhe shteti, shënuan 122 vjet të ditës kur në këtë qytet diplomoi themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturku.
“Manastiri është qytet, veçanërisht i rëndësishëm në zhvillimin e Mustafa Kemal Ataturkut, Gjimnazi Ushtarak i Manastirit ku është shkolluar ka qenë institucion arsimor ku ai e ka filluar procesin e formimit të vetëdijes së tij intelektuale dhe nën udhëheqjen e pedagogëve të suksesshëm dhe të njohur në atë kohë, i porositën pjesëmarrësit në solemnitetin në Manastir.